Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk dua ta tregoj por..” / Çfarë foli Roza Lati me kamerat në shtëpi?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme teksa Romeo dhe Heidi kanë kaluar disa momente të përqafuar me njëri-tjetrin në krevat, Roza ka kaluar dhe i është drejtuar kamerave. Banorja është shprehur se i pëlqen dashuria e tyre, por nuk ua tregon shkak të debateve mes tyre.

Roza: Më pëlqen shumë dashnia, por jam mërzitur me Heidin. Nuk dua ta tregoj. Mbaj qëndrim. Sa bukur! Por jam mërzitur me Heidin dhe nuk dua ta tregoj.