Celebrities Gossip Showbiz

Nuk duhet ta humbisni urimin special të Gjikos për Elitën në ditëlindjen e saj!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Ditën e sotme Elita feston ditëlindjen dhe deri më tani urimet për moderatoren kanë qenë të shumta. Gjiko e ka surprizuar partneren e tij të zemrës që në orët e para të mëngjesit, teksa bukuroshja ishte akoma duke fjetur. Ama pak më parë reperi  postoi në ‘Instagram’ një foto të tyre së bashku të përqafuar dhe vendosi të bëj një urim publik dhe shumë emocionues pë gruan dhe nënën e fëmijëve të tij.

Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim . Urime ditëlindjen dashuri të paçim gjithmonë!

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.