Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e prisnim, ja veprimi i papritur i Krist Aliajt ndaj Sabianit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Lidhja dhe ndarja e Kristit me Keisin ishte në qendër të vëmendjes brenda në shtëpinë e “BBV2” dhe  vazhdon të jetë edhe tani. Edhe pse Kristi është shprehur se ajo histori ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi Kristi ka bërë një gjest ndaj Sabianit, i cili është edhe babai i Keisit dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Sabiani ishte të dielën i ftuar në “Portokalli” në Top Channel dhe në “Instagram”-in e emisionit të humorit është publikuar një video nga ky moment, i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente dhe një ndër ta ka qenë edhe Kristi. Këtë e ka publikuar edhe Ronaldo Sharka në Instastory dhe ka shkruar:

Kristi i jep like videos së ish-vjehrrit

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Por më pas ata e mohuan këtë gjë dhe u shprehën se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë vetëm miq dhe kolegë, pasi të dy janë pjesë e jurisë së “She’s on top”. Ditën e sotme Kristi ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e tij dhe një prej tyre është shprehur i ‘mërzitur’ që mes tij dhe Deas nuk ka një lidhje dashurie.