Nuk është e thjeshtë rruga drejt suksesit, ju njohim me rutinën e përditshme të Jeff Bezos!

CEO i Amazon, themeluesi i ‘Blue Origin’ dhe pronari i “The Washington Post”, Jeff Bezos është përgjegjës për shumë gjëra të rëndësishme. Bezos-it i duhet kohë për të pushuar për të marrë vendime me kujdes. Rutina e tij është pikërisht kështu dhe këtë ai e pohon me fjalët e tij:

Unë shkoj në shtrat herët, zgjohem herët. Më pëlqen të luaj golf në mëngjes. Më pëlqen të lexoj gazetë, më pëlqen të pi kafe, më pëlqen të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë.

Bezos ka qenë i njohur për gatim. Ai dikur kishte gatuar petulla me çokollatë për lojtarin Russell Wilson dhe këngëtarene njohur, Ciara. Madje madje, Bezos lanë shpesh edhe enët.

Bezos mund të merret gjithashtu edhe me pastrim. Kjo mund të jetë e dobishme për krijimtarinë, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, Santa Barbara. Rikujtojmë, se Jeff shënoi fitoren e tij të fundit në garën e miliarderëve në hapësirë dhe u sigurua që ta ‘festonte’ në mënyrën më të mirë të mundshme, kur u fotografua me partneren e tij të përfolur, Lauren Sanchez, në publik në rrugët e New York.

57 vjeçari dhe partnerja e tij 51-vjeçare, dukeshin të pashqetësuar nga njerëzit që kalonin rreth tyre, teksa ndanin një puthje plot dashuri dhe pasion. Ndërkaq, Bezos përmes fondit të krijuar “Bezos Earth Fund” ka vendosur të ndajë një miliardë dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin. Qëllimi është të mbrojë 30% të planetit deri në vitin 2030 në përpjekje për të parandaluar zhdukjet masive. Fondi “Bezos Earth” nuk identifikon grupet ose iniciativat për të cilat synohen këto fonde.