Celebrities Gossip Showbiz

Nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij, ja se çfarë fshihej pas këtij vendimi të Steve Jobs!

Themeluesi i Apple dhe “babai” i iPhone Steve Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë; Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.

Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu deri pas shumë vitesh. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.

Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective. Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.

Rikujtojmë, se Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj. Zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim. Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.