Gossip Showbiz

Vajza e Steve Jobs është martuar në një ceremoni luksoze në Angli! Sa kushtoi?

Eve Jobs, vajza e bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, është martuar me partnerin e saj prej dy vitesh, kalorësin britanik dhe kampionin olimpik Harry Charles. Dasma madhështore u zhvillua në Kishën e Shën Mikelit në fshatin piktoresk Great Tew në Angli, duke mbledhur personalitete të njohura dhe figura të botës së artit, sportit dhe politikës.

Ceremonia u karakterizua nga një elegancë e veçantë. Mes nëntë shoqërueseve të nuses me fustane sateni të kuq ishte edhe Jessica Springsteen, vajza e ikonës së muzikës Bruce Springsteen.

Lista e të ftuarve përfshinte emra të njohur si Princesha Beatrice me bashkëshortin Eduardo Mapelli Mozzi, Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dhe vajza e Bill Gates.

Eve mbërriti në ceremoni me 30 minuta vonesë, por ajo dhe Charles shkëmbyen betimet e dashurisë 45 minuta më pas.

Pas përfundimit të ceremonisë, çifti u largua me një furgon luksoz Mercedes drejt vendit ku u organizua festa e dasmës.

Sipas “The Sun”, dasma, e cila kushtoi rreth 6 milionë euro, u organizua nga Stanley Gatti, një nga emrat më të njohur në botën e eventeve luksoze.

Burime pranë çiftit e përshkruan si një nga ngjarjet më të rëndësishme shoqërore të vitit, që “e ktheu përmbys gjithë Oxfordshire-in”.

Eve dhe Harry konfirmuan lidhjen e tyre gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ku Charles fitoi medaljen e artë në hipizëm. Eve, gjithashtu një hipiste dhe modele, e mbështeti atë nga tribunat. Që prej vitit 2022, ata janë një nga çiftet më të komentuara në rrethet elitare ndërkombëtare.