Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk janë të vërteta…”, thuhet se është arrestuar, por avokati i Valdrin Sahitit tregon vendndodhjen e vërtetë të stilistit!

Te shumtë janë personazhet e famshëm që ndër vite ia kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Po flasim për Valdrin Sahitin, i cili ka spikatur me kreativitetin e tij. Suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger në evente shumë të rëndësishme.

Ditën e sotme kudo ka qarkulluar lajmi se Valdrini është arrestuar në aeroportin e Stambollit, pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Policia Turke  thuhet se ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrini është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës e për këtë tilisti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Ama të gjitha këto akuza po i hedhë poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore.

Ylli televiziv Khloe Kardashian në daljen e saj të fundit publike gjithashtu ka zgjedhur një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Valdrini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një video ku shihet Khloe, Valdrini ka shprehur falënderimit ndaj yllit Kardashian për përzgjedhjen e markës së tij.