Tanush Çaushi ishte në moshë studentore kur ndjeu se me gjymtyrët e tij të poshtëm kishte diçka që nuk funksiononte.
Në fillim një djegie muskulore, më pas dhimbje dhe deri tek nisja e vështirësisë në të ecur, ishin episode që ndodhën shumë shpejt në jetën e tij.
Pa e kuptuar, ai ishte i prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja kishte përzgjedhur gjymtyrët lëvizës për të goditur.
Që nga ajo kohë, shëndeti i tij nisi të përkeqësohet. Tanushi, nga çadra, përfundoi te bastuni e më pas në patericë. Gjatë kësaj kohe ai po mjekohej, por mjekimi i ofruar nuk ishte i duhuri.
Për të kuruar sklerozën e shumëfishtë, në Shqipëri ofrohen vetëm dy ilaçe, thuajse të pamjaftueshme për 5 format e saj.
Sipas një raporti, në Shqipëri ka rreth 1 850 pacientë të prekur nga skleroza e shumëfishtë, nga të cilët vetëm 136 persona trajtohen me ilaçe.A2