Live From Tirana Sociale Travel

“Nuk ka ndonjë grek që shan Mykonos…” Artion Vreto flet për situatën turistike në jugun e Shqipërisë!

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë gazetari Artion Vreto, i cili ka dhe një biznes të tijin në jugun e Shqipërisë. Ai ka diskutuar më shumë lidhur se si paraqitet sot situata turistike në jug dhe çfarë ka ndikuar në ‘zbrazjen’ e plazheve…

Si është situata këtë vit në jug?

Në momentet që flasim sapo ka filluar të ndjehet pak sezoni, sepse ka qenë shumë i vakët, në munrin e njerëzve dhe në numrin e turistëve të huaj. Në krahasim me vitet e kaluara jemi në shifra shumë të ulëta, gati 40% më pak të njerëzve që e frekuentojnë.

Çfarë mendon se ka ndikuar?

Unë e kam thënë dhe më parë që do ishte një sezon i vakët dhe janë tre arsyet kryesore. Shqiptarët që i kanë bërë gjithmonë pushimet jashtë, në 2020 dhe 2021 nuk lëvizën dhe qëndruan në Shqipëri. Ky nuk është një numër i vogël, është një potencial turistik. Deri në 2019 ka pasur një ‘boom’ të bërë nga Ministria e Turizmit për promocione jashtë dhe ato filluan të sillnin impaktin e parë në 2019 ku turistët e huaj kishin kuriozitet për të vizituar Shqipërinë. Por viti 2020 dhe 2021 i zëvendësoi këta turistë me ata vendas. Dhe kur u rihapën kufijtë do të kishim një mërgim të turistëve vendas për t’iu rikthyer vendeve të tjera. Nuk kishte se sit ë kishim një ‘boom’. E dyta ka të bëjë me rritjen e çmimeve, që nuk ka të bëjë me rritjen në ushqim, në ristorante apo në shërbime. Unë mendoj që me rritjen e çmimeve në karburant që do të shpenzosh për të ardhur në jug dhe për t’u kthyer në Tiranë, blen një biletë avioni e shkon në Spanjë. Pastaj hoteleritë kanë bërë një rritje shumë të vogëlnë krahasim me vjet.

Këtë vit kemi parë dhe shumë negativitet në ‘reklamën’ e turizmit…

Ka të bëjë edhe antireklama shumë, e cila është shumë shumë negative. Gjithmonë ka pasur çmime të shtrenjta. Sigurisht ka zona që nukjanë për të gjithë. Në momentin që ke kupon tatimor, e ke të deklaruar në shtet. Është lehtësisht e zgjedhshme, e do ta konsumosh atë shërbim apo nuk do. Secili zgjedh sa takat ka. Nuk kam dëgjuar asnjë grek që të shajë Mykonos, një ishull i paprekshëm, por që unë nuk kam parë asnjë antireklamë nga vetë grekët. Ndërkohë është bërë një antireklamë e të gjithë shërbimeve në jug, sikur të gjithë ata që kanë bare dhe shërbime në jug janë kriminela, janë ata që po vjedhin këtë popull. Kjo fryma nuk po na ikën akoma nga ADN-ja. Ky është një mllef shqiptari që unë jam totalisht kundër. Në rrjete sociale të gjithë shajnë veten tonë, por kjo është antikombëtare.