Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Nuk pati kurrë një marrëdhënie të mirë me të, shuhet babai i Adele në moshën 57-vjeçare

Mediat e huaja po gëlojnë nga lajmi se babai i Adele ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Marrëdhënia e këngëtares me babain e saj nuk ka qenë asnjëherë e mirë dhe kjo sepse ai e ka braktisur atë dhe nënën e saj kur Adele ishte vetëm 3-vjeçe.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “The Sun” duke zbuluar se familja e Markut po kalon momente mjaft të vështira dhe fakti se nuk arriti të kishte një marrëdhënie të mirë me të bijën, ishte pengu i tij më i madh.

Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet.

Kujtojmë se në vitin 2015-të, babai i Adele konfirmoi publikisht se ata i kishin përmirësuar raportet por këngëtarja nuk foli kurrë publikisht për këtë gjë.