Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur, Dafina Zeqiri publikon një tjetër baladë dashurie me reperin e njohur shqiptar!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së fundit me producentin Elgit Doda, që titullohet “Si mua je ti” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku, papritur Dafina paralajmëroi projektin e ri muzikor me reperin e njohur Elinel. Kënga e re titullohet “A mke dashtë” dhe duket se është një tjetër baladë dashurie, e cila tashmë është publikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Artistja është shumë e angazhuar me koncerte në qytete e shtete të ndryshme, e para pak kohësh ka shqetësuar ndjekësit pasi ka anuluar performancën në Pejë si pasojë e shqetësimeve shëndetësore, të cilat nuk i ka bërë me dije.