Botë e Çuditshme Tech

Nuk kërkon një shofer, ju prezantojmë me trenin më të shpejtë në botë!

Së fundmi në Japoni është duke u zhvilluar treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin 2027. Ai është prezantuar nga Mitsubishi 12 vjet më parë, në vitin 2011. Treni është planifikuar të ecë me një shpejtësi maksimale prej 500 km/h, duke ofruar kohë udhëtimi prej 40 minutash midis Tokios dhe Nagoya dhe 1 orë e 7 minuta midis Tokios dhe Osakës.

Treni nuk kërkon një shofer, por ka një kamerë në pjesën e përparme të të dy makinave fundore për të lejuar funksionimin në distancë, në rast se sistemet e automatizuara dështojnë. Europa është shtëpia e një rrjeti të madh hekurudhor, që mundësojnë udhëtime vërtet spektakolare, të cilat mund të konsiderohen pushime në vetvete. ‘CNN Travel’ rendit 10 nga udhëtimet më të bukura me tren që mund të përjetoni në Europë.

Ndërkaq, linja hekurudhore që lidh kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, me qytetin piktoresk, Bergen, konsiderohet një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë. Në nisje të këtij rrugëtimi, 496 km të gjatë dhe me 39 stacione, shfaqen pamjet e para fantastike duke nisur nga shtëpitë elegante prej druri që ngrihen në kodra, muzetë ku ekspozohet historia epike vikinge dhe fjordet magjike norvegjeze. Pas kësaj, treni ndryshon papritur drejtimin, duke shpejtuar drejt veriut e duke lënë pas peisazhet e perëndimit.