Bota

Aksident i rëndë në Belgjikë, autobusi i shkollës përplaset me trenin!

Një aksident i rëndë u regjistrua sot në Belgjikë, ku një autobus shkolle u përplas me një tren e për pasojë humbën jetën disa persona. Ngjarja u regjistrua në  komunën Buggenhout në veri të shtetit belg.

Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, reagoi përmes një postimi në X, duke shprehur ngushëllime:

Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë”, shkroi ajo.

Nuk dihen ende numri i saktë i viktimave dhe as nëse ka të plagosur, ndërsa më shumë informacione mbi këtë ngjarje të rëndë pritet të publikohen në vijim.