Celebrities Showbiz

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Paris Hilton zgjedh që t’i mbyllë festimet e dasmës në mënyrën më unike.

Festimet e dasmës së trashëgimtares së njohur Paris Hilton dhe bashkëshortit të saj Carter Reum janë duke vazhduar akoma. Të shtunën në mbrëmje, çifti më i ri i të sapomartuarve shënuan fundin e festimeve të tyre tre-ditore të dasmës madhështore me një ngjarje ekstravagante që mirëpriti familjen dhe miqtë e tyre për të finalizuar gjithçka.

Uploaded image

Festa u zhvillua në të njëjtin vend përgjatë të treja ditëve në pronën Bel-Air të gjyshit të ndjerë të Hilton, Barron Hilton. Të ftuarit iu bashkuan çiftit për një darkë mjaft elegante dhe të kuruar në një mbrëmje fenomenale ku të gjithë të ftuarit u kënaqën jashtëzakonisht shumë dhe vallëzuan pafund.

Duke u bashkuar me dyshen Hilton dhe Reum për përfundimin e festimeve të tyre të dasmës ishin anëtarët e familjes duke përfshirë këtu nënën e Hiltonit, Kathy Hilton; motrën Nicky Hilton Rothschild; vëllain Barron Hilton II dhe kunata Tessa Hilton, si dhe miq të famshëm si Kate Beckinsale, Ashley Benson, Emma Roberts, Jaden Smith, Sofia Richie dhe Macy Grey. Për këtë rast, këngëtarja e “Stars Are Blind” kishte veshur një fustan mahnitës me yje argjendi me detaje shumë të bukura dhe të veçanta teksa Reum kishte veshur një kostum tërësisht të zi.

Uploaded image

Rikujtojmë se bukuroshja Paris në ditën e dytë të dasmës veshi një fustan dasme të frymëzuar nga Barbie për festën të premten në mbrëmje. Fustani ishte i markës Alice + Olivia, stiluar nga Stacey Bendet dhe kishte detaje tyli rozë neoni me kristale e mëngë rrjetë. Ajo e plotësoi pamjen me syze dielli në formë zemre dhe me një vello rozë neon.

Hilton publikoi disa nga momentet argëtuese në Instagram, duke postuar disa foto dhe klipe duke kërcyer me bashkëshortin Reum, motrën Nicky Hilton, vëllain Barron Hilton II, një mori influencuesish të mediave sociale dhe DJ Diplo, i cili e mbajti festën të gjallë me muzikën e tij deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.