Gossip Showbiz

“Fëmijët e mi duhet të vuajnë si unë për të arritur atë që duan”/Ndoshta nuk ju besohet por këtë e ka thënë CR7!

CR7 së fundmi ka “hapur” zemrën dhe ka folur për “Daily Mail” se si dëshiron t’i edukojë fëmijët e tij. Sa i përket edukimit të fëmijëve të tij, Cristiano i ka idetë e qarta.

Unë dua që ata të vuajnë pak si unë për të arritur atë që duan në jetë. Ata mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë botë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, veshjet. Ata kanë kompjuterë, ushqim të mirë në tryezë, nuk kanë pse të sakrifikojnë shumë për të marrë atë që duan. Por ata duhet të jenë të përulur, duhet të punojnë shumë, duhet t’i respektojnë njerëzit!

Më pas ylli portugez tregoi një anekdotë kur e dërgoi djalin e tij të madh Cristiano Jr për të parë vendin ku kishte jetuar vetë fëmijë, në një apartament modest në Lisbonë:

E mora Cristianon në dhomën time dhe i thashë:

Babi jetoi këtu për dy vjet.

Ai mendoi se po bëja shaka dhe unë iu përgjigja se nuk po bëja shaka.

Unë dua t’i jap atij më të mirën, por gjithashtu dua që ai të vuajë pak si unë për të arritur atë që ai dëshiron të jetë.

Rikujtojmë, se Ronaldo ka tre fëmijë të lindur nga nëna zëvendësuese dhe një me partneren e tij Georgina Rodriguez. Transferimi i bujshëm i Ronaldos të Manchester United në fillim të sezonit ndihmoi që ai të tejkalojë Lionel Messin për t’u bërë futbollisti me të ardhurat më të mëdha këtë vit. Ronaldo pritet të arkëtojë $125 milionë megjithë taksa për sezonin aktual 2021-22, $70 milionë nga të cilat vijnë nga rroga e tij dhe bonuset e rikthimit në stadiumin e Old Trafford.

Ju rikujtojmë gjithashtu se e dashura e CR7, Georgina Rodriguez do të jetë pjesë e një dokumentari të ri në Netflix, të titulluar “Soy Georgina”. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një dokumentari, ku do të njihemi me një pasqyrim të qartë dhe shumë emocional të jetës së saj pas fotove, historive dhe titujve për të si, mëmësia e saj, momentet e saj më të mira dhe të këqija.