Celebrities Gossip Showbiz

“O me zarf të zi o vetë…”, Erjola bën gati valixhet për të lënë “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy. Pasi ka përfunduar spektakli Erjola shumë e prekur për fyerje të imazhit të saj dhe se çfarë mund të mendojnë njerëzit jashtë ka bërë gati valixhet duke dashur të largohet nga shtëpia, ku dhe ka heuqr mikrofonin edhe pse më pas banorët e kanë ndalur.

Graciano: Ua do ikësh ëë? Doli e vërteta? Mos ik, pse vendos kështu? Më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën dhe të drejtën nuk ka nevojë.

Erjola: Do të të përgjigjem nga studio.

Graciano: Pse kaq e dobët je ti? Pse po e bën këtë gjë? Lali nuk e doja unë këtë gjë, po thosha thjesht një të vërtetë.

Egla: Erjola përballoje!

Romeo: Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?

Egla: Erjola mos dil për të. Unë e di që ti del, por mos e bëj. Edhe 10-15 ditë kanë ngelur.

Romeo: Po i jep të drejtë atij.

Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin o me zarf të zi o vetë.