Sport

Ofertë faraonike nga Arabia Saudite, Paulo Dybala pranon transferimin drejt Lindjes së Mesme!

Paulo Dybala duket se i ka dhënë fund aventurës së tij te Roma pas dy sezonesh. Mediat në Itali bëjnë me dije se sulmuesi argjentinas ka pranuar një ofertë faraonike nga Arabia Saudite, ku do të përfitojë 60 milionë euro në tre sezone.

Ai do të luajë për skuadrën e Al-Qadsiah, me këtë të fundit që i ka ofruar 15 milionë euro Romës, e cila kishte pranuar prej kohësh. Tashmë Dybala pritet në Arabinë Saudite, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet si ylli më i ri që i bashkohet Lindjes së Mesme.

Ju rikujtojmë se, situata ekonomike e Barcelonës nuk është më e mira dhe Dybala ndoshta nuk është i vetmi lojëtar që do të ndryshoj klub. Për të siguruar të paktën një mes Nico Williams dhe Dani Olmos, duhet të largohet një sulmues. Në fakt, siç raporton “Sport”, sulmuesi që pritet të gjejë një destinacion të ri është braziliani Vitor Roque. Sulmuesi vlerësohet 40 milionë dhe me këtë shumë mund të largohet nga Barcelona 6 muaj pas mbërritjes së tij. Në këtë rast, do të ishte një dështim i vërtetë, duke pasur parasysh pritshmëritë në lidhje me lojtarin e lindur në vitin 2005, kur ai erdhi nga Athletico Paranaense në janar 2024.

Në pjesën e dytë të sezonit, në fakt, ai shënoi vetëm 2 gola në 16 ndeshje ndërmjet La Ligas dhe Kupës së Mbretit. Është e qartë se atij do t’i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur, por trajneri i ri Flick nuk e konsideron atë thelbësor. Përballë një oferte të përshtatshme, ai mund të largohet për të arritur objektivat e vendosura.

Gazeta katalanase shkruan se drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një skuadër të, por lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite. As ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk po mendojnë as mundësinë për t’u larguar nga Evropa dhe për të fluturuar në Arabinë Saudite, të paktën për momentin. Prandaj janë duke u studiuar zgjidhje të tjera.