Celebrities Music Showbiz

Olivia Rodrigo tani mund të quhet padyshim një ‘fenomen’ dhe ja arsyeja pse…

Artistja bukuroshe Olivia Rodrigo është duke korrur një lloj suksesi të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe. Që pas publikimit të këngës së saj të parë të gjithë fansat dhe të gjithë ndjekësit kanë arritur ta duan shumë.

Këngëtarja e hitit të njohur “good 4 u” së fundmi ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto ku ka treguar se të gjitha biletat e turneut të saj “SOUR” janë shitur dhe ka shkruar se:

Biletat për “SOUR TOUR” janë shitur!!! Prisja kaq gjatë për të interpretuar këto këngë live. Ky është turneu im i parë dhe jam shumë nervoze por shumë e emocionuar të këndoj dhe kërcej gjithë natën me ju! Nëse nuk mund të merrnit bileta këtë herë, do të ketë më shumë turne në të ardhmen dhe mezi pres t’ju shoh deri atëherë! Faleminderit të gjithë fansave të mi të jashtëzakonshëm. Ju dua shumë. 

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se nëse do të sjellim në rikujtesë edhe Billie Eilish ishte artistja, e cila që në moshën 16 vjeçare arriti që të spikaste me zërin e saj dhe më pas në moshën 18-vjeçare numëronte me dhjetra çmime të fituara për këngët e saj unike.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Olivia-n e cila që pas publikimit të hitit tashmë mjaft të suksesshëm dhe mjaft të njohur në të gjithë botën që mban titullin ‘Drivers Lincense’, arriti që të merrte një famë të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ndarjen e çmimeve të ‘Grammy Awards 2022’ Olivia është artistja më e re e cila është nomnuar menjëherë në plot shtatë kategori. Këtë e bëri të ditur edhe vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram nga ku kishte shkruar se:

U zgjova këtë mëngjes me 7 nominime për ‘Grammy’. Kur isha më e vogël, familja ime jetonte disa blloqe larg qendrës së produkteve kryesore, ku mbaheshin çmimet ‘Grammy’ çdo vit. Gjithmonë doja të ecja jashtë arenës dhe doja të shikoja pllakat në tokë me të gjithë emrat e fituesve me habinë më të madhe.