Celebrities Music

Padyshim që Olivia Rodrigo është fenomeni më i ri botës së muzikës për vitin 2021!

Artistja e njohur dhe mjaft bukuroshe Olivia Rodrigo, me plot kuptimin e fjalës mund të quhet një fenomen për vitin 2021. Nëse do të sjellim në rikujtesë edhe Billie Eilish ishte artistja, e cila që në moshën 16 vjeçare arriti që të spikaste me zërin e saj dhe më pas në moshën 18-vjeçare numëronte me dhjetra çmime të fituara për këngët e saj unike.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Olivia-n e cila që pas publikimit të hitit tashmë mjaft të suksesshëm dhe mjaft të njohur në të gjithë botën që mban titullin ‘Drivers Lincense’, arriti që të merrte një famë të jashtëzakonshme.

Pas publikimit të këngës së saj të parë bukuroshja vijoi edhe lançimin e disa hiteve të tjera që gjithashtu u pritën mjaft mirë dhe janë akoma nga më të dëgjuarat, si ‘good 4u’ apo ‘favorite crime’.

Në lidhje me ndarjen e çmimeve të ‘Grammy Awards 2022’ Olivia është artistja më e re e cila është nomnuar menjëherë në plot shtatë kategori. Këtë e bëri të ditur edhe vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram nga ku kishte shkruar se:

U zgjova këtë mëngjes me 7 nominime për ‘Grammy’. Kur isha më e vogël, familja ime jetonte disa blloqe larg qendrës së produkteve kryesore, ku mbaheshin çmimet ‘Grammy’ çdo vit. Gjithmonë doja të ecja jashtë arenës dhe doja të shikoja pllakat në tokë me të gjithë emrat e fituesve me habinë më të madhe. Unë shkoja në muzeun e ‘Grammy’ aq shumë nga fundjavat e mia të lira p.e.s. Unë magjepsesha nga historia e shfaqjeve dhe të gjithë muzikantëve të jashtëzakonshëm që e krijuan atë. Shumë ëndrra janë realizuar për mua këtë vit, por kjo është ndoshta më kuptimplota. Faleminderit të gjithëve që kanë besuar tek unë dhe më kanë mbështetur për këngët që unë shkruaj dhe faleminderit @recordingacademy për njohjen.

Vlen për t’u përmendur se Olivia Rodrigo është nominuar në shtatë kategori të ndryshme, konkretisht:

Single i vitit

‘Drivers License’

Kënga e Vitit

‘Drivers License’

Albumi i Vitit

‘Sour’

Albumi më i mirë vokal pop

‘Sour’

Video më e mirë muzikore solo

‘Good 4 U’

Video më e mirë muzikore 

‘Good 4 U’

Artistja e re më e mirë