Celebrities Live From Tirana Love & Sex

Olsa Muhameti: “Nuk besoj më tek njerëzit, më ka dëmtuar “Për’puthen”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti për të na folur rreth konceptit të dashurisë, dashurisë toksike, e shumë të tjera si këto. Për më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa beson Olsa tek njerëzit?

E kam të vështirë dhe më ka dëmtuar “Për’puthen” të besoj. Në këto 3 vite kam parë shumë pabesi, ligësi. Kur fillova të bëj “Për’puthen” ndjeva një energji të tmerrshme nga ata që hynin dhe dilnin, duke nisur nga audicionet, me djemtë dhe vajzat që kam punuar me muaj dhe e gjithë kjo më ka bërë të besoj shumë pak. Por nëse një person me jep një energji të mirë, dashurohem me të. Nëse nuk të dua nuk punoj dot me ty. Disa njerëz i kam testuar, besuar dhe janë pjesë e jetës sime. Unë e tradhtuar jam ndjerë shumë, në fillim zhgënjehesha dhe pastaj kupton që kjo gjë do të ndodhi gjithmonë, thjesht duhet të krijosh barrierat. Me konkurrentët e “Për’puthen” kam krijuar barriera të mëdha. Unë jam njeri social, por kam kuptuar që ky humori im është transmetuar si dobësi.

Çfarë mendon Olsa për aplikacionet e takimeve?

Unë nuk do të përdor kurrë një aplikacion për të dashuruar, por nëse nuk ke kohë këto aplikacione të ndihmojnë por që unë kurrë nuk do të dashurohem në një aplikacion sepse nuk do të kem kurrë një profil aty. Aty mund të njihesh me një person që mund të të dëmtojë, por gjithsesi nuk duhet të paragjykojmë sepse shumë njerëz janë dashuruar, fejuar dhe martuar përmes rrjeteve socialeve, aplikacioneve kështu që mendoj që kjo është dashuria që po lind në kohët moderne. Të njihesh me dikë në rrjete sociale nuk ka gjë të keqe por unë personalisht dua të të njoh njëherë pastaj të dashurohem me ty.