Ditën e djeshme, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Olta Gixhari ka organizuar festën e “gender reveal”, në të cilën është zbuluar gjinia e fëmijës, ku të pranishëm kanë qenë familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të Gixharit. Aktorja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet më e bukur se kurrë, me barkun e rrumbullakosur ndërkohë që veshur mban një fustan të kuq.
Në një video, të ndarë me 454 mijë ndjekësit e saj, Olta ka konfirmuar për herë të parë se është në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpeh falënderuese ndaj Zotit për gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen. Bashkangjitur postimit ajo shkruan:
Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen.
Më tej aktorja shton:
Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe më speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Olta Gixhari konfirmoi ekskluzivisht për “Dancing With the Stars” lajmin se ishte në një pritje të ëmbël. Në finalen e madhe programit më popullor të kërcimit, aktorja u shpreh:
Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.