Gossip Showbiz

“Big Brother VIP Albania 4” drejt fundit, Olta Gixhari ka dy fjalë për motrën e saj, Gertën!

Finalja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania po afrohet, me vetëm dhjetë ditë të mbetura deri në përfundimin e spektaklit.

Rozana Radi dhe Laert Vasili janë dy finalistët e parë tashmë të konfirmuar, ndërsa dy vende të tjera janë ende të hapura. Emrat e finalistëve të tjerë do të bëhen të ditur të shtunën, ku disa prej banorëve do të largohen nga gara.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, përkrahjet për banorët po shtohen dita-ditës në rrjete sociale nga miqtë dhe familjarët e tyre.

Një ndër mbështetjet më të fundit ka ardhur nga aktorja Olta Gixhari, e cila ka publikuar një mesazh për motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari, aktualisht pjesë e formatit.

Ylli motrës. Nuk heq dorë kollaj ti jo, kot e kanë

ka shkruar Olta në InstaStory, duke treguar bindjen e saj se Gerta meriton të jetë finaliste.
Edhe pse ka qenë më e rezervuar në mbështetje publike, Olta ka zgjedhur këtë moment kyç për t’i qëndruar pranë motrës së saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.