Celebrities Showbiz

Oprah Winfrey tregon se si u izolua në shtëpi për plot 322 ditë nga frika e pandemisë COVID-19!

Oprah Winfrey, ikona e televizionit amerikan, ka lançuar dokumentarin e saj të ri të titulluar “The Color of Care”, kushtuar pabarazive racore në sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan. Gjatë një interviste për “The Los Angeles Times”, me rastin e prezantimit të projektit të saj të fundit, prezantuesja foli për pandeminë e COVID-19 me të cilën po përballet e gjithë bota dhe se si e ka përjetuar ajo vetë periudhën e bllokimit.

Një bllokim i zgjatur, në rastin e Oprah Winfrey, ylli televiziv amerikan zbuloi se për shkak të pandemisë ajo kaloi 322 ditë në shtëpi, e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Një izolim kaq i gjatë sigurisht që do të kishte efekte negative për shumicën e njerëzve, por Winfrey tha se nuk e kishte të vështirë të jetonte plotësisht e shkëputur nga realiteti për gati një vit.

Gjithashtu, siç ka shpjeguar vetë ajo, është mësuar të flasë çdo ditë para një auditori prej 350 personash dhe për këtë arsye, një periudhë vetmie e ka ndihmuar të rikthehet në kontakt me veten dhe me botën. Ajo tha për “Los Angeles Times” se:

Kam qenë aq e kujdesshme për t’u kujdesur për veten, saqë miqtë e mi kanë filluar të tallen me mua. Unë kam qenë në gjendje të jem me veten time në një mënyrë që nuk kam mundur ta bëj prej vitesh, sepse zakonisht, edhe nëse i kushtoj pak kohë vetes, mendoj se cila është gjëja tjetër që duhet të bëj.

Winfrey tha se ajo që e befasoi më shumë për të jetuar gjatë pandemisë ishte se sa mirë ishte në gjendje të përshtatej me izolimin dhe të mos ishte rreth njerëzve të tjerë. Ajo shtoi se miqtë e saj tallen me të, sepse ajo ka qenë shumë e kujdesshme me veten.

Winfrey tha se ishte “e tmerruar” dhe “e habitur” nga historitë për njerëzit me ngjyrë që vdiqën si rezultat i mungesës së aksesit në trajtimin e COVID-19. “The Color of Care” u shfaq premierë në ‘Smithsonian Channel’ të dielën dhe do të jetë në dispozicion falas në faqet e Smithsonian Channel në Facebook dhe YouTube deri më 31 maj.