Celebrities Gossip Showbiz

Padi e re për reperin Diddy, akuzohet sërish për përdhunim!

Sean Combs, reperi i njohur si Diddy, është akuzuar sërish për përdhunim në një padi të re nga një grua që thotë se Combs dhe dy burra të tjerë e përdhunuan atë gati dy dekada më parë, kur ajo ishte 17-vjeçe. Padia më e fundit është e katërta e ngritur kundër Combs në javët e fundit. Reperi është akuzuar për sulm seksual nga disa gra, përfshirë ish-të dashurën e tij Casandra Ventura, e njohur si Cassie.

Në dosjet e fundit, gruaja, e cila identifikohet si Jane Doe, tha se ishte ende në shkollë të mesme kur u përdhunua në grup dhe u abuzua seksualisht nga Combs dhe dy bashkëpunëtorë, sipas ankesës së paraqitur në gjykatën federale. në Manhattan, Nju Jork. Ndërkohë Diddy ka reaguar dhe nuk ka pranuar asnjë prej akuzave, madje i konsideron sulm dhe shkatërrim imazhi. Ai është shprehur se do të luftojë për emrin, familjen dhe të vërtetën e tij.

Së fundmi, djali i madh i Sean “Diddy” Combs u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Justin Combs u vu në pranga pasi kaloi një semafor të kuq rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë Beverly Hills, Kaliforni. Kur autoritetet ndjenë erën e alkoolit që dilte nga automjeti i 29-vjeçarit, ata kryen një test. Për t’u liruar ai duhej të paguante 5000 euro. Mësohet se atë ditë që u arrestua Justin u lirua.