Gossip Sport

Christian Eriksen arriti të mbijetojë, bashkëshortja e tij ka një kërkesë për të gjithë!

Christian Eriksen ka dalë tashmë nga spitali i Kopenhagenit, pas operacionit në zemër dhe është kthyer në shtëpi te familja e tij. Në një komunikatë zyrtare të Federatës Daneze të futbollit është kërkuar të ruhet privatësia dhe qetësia e lojtarit gjatë kohës që do të kalojë me familjen e tij.

Gjatë ditës ai gjithashtu vizitoi shokët e tij të ekipit kombëtar në Helsingør. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe gruaja e mesfushorit, Sabrina për La Gazzetta Dello Sport:

Ai është mirë. Tani jemi këtu e kemi nevojë vetëm për pak pushim e qetësi.

Të gjithë u shokuan nga arresti kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës. Por bashkëshortja e tij Sabrina Kvist, e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën, e vuajti më shumë. Sabrina i ka emocionuar të gjithë teksa e përlotur ka zbritur menjëherë në fushën e lojës dhe portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, shiheshin teksa tentonin ta qetësonin.

Rikujtojmë, se mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozët duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:

Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.