Celebrities Showbiz

Pak pasi Jay-Z iu bashkua rrjetit social Instagram, vjen ky veprim nga ana e tij…

Pavarësisht se gruaja e tij, Beyonce numëron plot 216 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ajo ndjek vetëm bashkëshortin e saj Jay-Z. Reperi 51-vjeçar iu bashkua këtij rrjeti social vetëm para pak ditësh. Qëllimi për të cilin iu bashkua këtij rrjeti social ka qenë vetëm për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “The Harder They Fall”, në të cilin ai ka qenë edhe producenti.

Por duket se kjo gjë nuk zgjati shumë. Jay-Z e ka fshirë llogarinë e tij në Instagram vetëm pak pasi e krijoi atë. Reperi arriti që të fitonte gati 2 milionë ndjekës, por kjo nuk paska mjaftuar që t’i krijonte ‘kënaqësi’ atij. Jay-Z reagoi lidhur me këtë në një postim në Twitter. Ai shkroi:

Pavarësisht emocionit tim, nuk arrita të vlerësoja dhe të pranoja JAZ-O, ai ishte heroi i vendlindjes që e bëri ëndrrën të prekshme. Faleminderit njeri i mirë… ok, më lër ta humbas këtë fjalëkalim për një vit apo më shumë. Faleminderit të gjithëve përsëri, jam jashtëzakonisht i prekur nga dashuria juaj.

“The Harder They Fall” është sipërmarrja e parë prodhuese e Jay-Z që nga “Darkest Before Dawn”, të cilën ai e prodhoi në vitin 2015 dhe “Annie” gjithashtu po në të njëjtin vit. Mendohet se Jay-Z u pagua 297 milionë dollarë në lidhje me këtë projekt të tijin në bashkëpunim edhe me kompaninë e madhe “Netflix”. Reperi do të prodhojë gjithashtu filmin biografik të shumëpritur “Richard Pryor: Is It Something I Said?”, megjithëse nuk është ende e qartë se kur do të mund të fillojë nga puna.