Bota Love & Sex

Pandemia ‘goditi’ dasmat, tashmë më shumë se 500 çifte u kurorëzuan në eventin “Celebrate Love” në New York!

Thënia “Sa më shumë, aq më mirë” vlen më së miri për këtë rast, ku 500 çifte që u martuan simbolikisht në Lincoln Center. Pasi anulimit të shumicës së dasmave gjatë dy viteve të fundit, ngjarja e fundit në Qendrën Lincoln për Artet Performuese, “Të festojmë dashurinë: Një (ri)Martesë” ofroi një mundësi për qindra çifte të pohonin dashurinë e tyre për njëri tjetrin.

Ceremonia simbolike – dhe jo ligjërisht e detyrueshme – u organizua në qytetin e New York nga aktorja, Lea DeLaria, e njohur për rolin e saj në “Orange is the New Black”. Shanta Thake, Drejtore Artistike në Lincoln Center, u shpreh se:

Gjatë kaq shumë trazirave, ne vërtet donim të ofronim një sezon veror të rrënjosur në atë që i nevojitet qytetit të New York. Dasma ishte një pjesë qendrore e sezonit tonë të verës, duke krijuar një hapësirë për çiftet që të ripërkushtojnë dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit. Së bashku ne kaluam nëpër një ceremoni të jashtëzakonshme multikulturore në natyrë që festonte pasurinë e shumë traditave me performanca të mahnitshme muzikore dhe duke përfunduar me një ritual bashkimi të lidhjes së shiritave, nga gjyshërit që rinovuan betimet me nipërit e tyre të pranishëm deri tek çiftet që ishin martuar së fundmi, por nuk ishin në gjendje për të festuar dhe për të qenë në komunitet, deri tani.

Alayeto dhe Mariely Del Zelle, të cilët punojnë në sektorin e arsimit, u fejuan gjatë Maratonës së New York-ut në nëntor të vitit 2019. Por vetëm pak muaj më vonë, filloi pandemia COVID-19. Ajo tha për CNN:

Ne pritëm dhe vetëm pritëm…

Kur Del Zelle dëgjoi për ngjarjen “Ri(Dasma)”, ata e panë atë si “mundësinë e përsosur” dhe aplikuan për t’u martuar në bashkinë e qytetit përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e Lincoln Center. Alayeto e përshkroi ngjarjen si “të larmishme, pranuese dhe gjithëpërfshirëse”, duke vënë në dukje përzgjedhjen e larmishme të udhëheqësve të besimit që kryesuan ceremoninë. Ndërsa Alayeto u shpreh:

Ishte me të vërtetë bukur sepse e ndjeje se po e bëje ceremoninë në komunitet. Por ju gjithashtu ndjenit sikur ceremonia të ishte vetëm për ju dhe partnerin tuaj. Kështu u ndjemë ne. Dukej sikur kishim një dasmë në New York City dhe nuk duhej të paguanim për asgjë, gjë që ishte shumë e mahnitshme.

Linette Palladino, një komediane dhe oficere në ushtrinë amerikane, e pa gjithashtu ceremoninë si një pasqyrim të diversitetit të qytetit të New York. Palladino dhe bashkëshorti i saj, David C. Lee, u martuan në natën e Vitit të Ri të vitit 2021. Kështu ata përdorën ceremoninë “Ri(Dasma)” si një mundësi për të rinovuar zotimet e tyre dhe për të përfshirë vajzën e tyre, Mary 4-vjeçare.

Padyshim që ishte një përfaqësim i mirë i New York. Më pëlqeu diversiteti. Ishte vërtet diçka e ëmbël.