Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Parashikimi për shenjat e Tokës për muajin qershor nga astrologia Meri Gjini!

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin qershor 2022. Meri na foli pjesën e parë specifikisht për shenjat e Zjarrit dhe të Ujit. 

Vijojmë me shenjat e Tokës:

Demi

Studentët që kanë provime e kanë muajin fantastik. Mërkuri, Venusi dhe Urani do të jenë aty për të sjellë më të mirën e mundshme sidomos nga data 6 deri më 13 Qershor, sepse më 13 Qershor, Mërkuri do të shkojë tek Binjakët por do të bëjë të qartë agjendën e Demave. Ata që janë në kërkim të dashurisë, kemi Uranin dhe Venusin me datë 11 Qershor, sjell dashuri të papritura. Ata që janë në dashuri do të duhet të jenë shumë pak të kujdesshëm me analizat dhe të mos bëjnë gabime. Nga Demat kushdo që të martohet nuk ka muaj më të mirë e më të bukur për emocionet.

Virgjëresha

Për çështje që i përkasin bankave, është muaj fantastik nga 6 deri më 22 Qershor sa i përket çështjve të kredive, detyrimeve financiare. Është një muaj i mirë për zhvillime të profesionit nga 22 Qershor e në vazhdim. Pak kujdes me stresin sepse kanë marrë ngarkesa të mëdha dhe nuk kanë besim që do ja dalin mbanë. Gjatë muajit Maj kanë qenë goxha të ngarkuar.

Bricjapi

Ka kohë që është i ngatërruar dhe i ngarkuar me strese që kanë të bëjnë me emocionet, por ky bashkim te Demat në një shenjë të Tokës do të rezultojë kthjellues sepse kanë patur probleme të shumta emocionale. Plutoni tek ta është kthyer në të kundërt që do të thotë se vështirësia do të vi duke u minimizuar dhe sidomos me kthimin e Saturnit në të kundërt që është planeti i tyre drejtues në datën 5 Qershor. Do të kenë mundësi të bëjnë bilance të mira. Kanë arritur shumë dhe ta shohin gotën plot jo bosh. Ka përmirësime të ndjeshme në ekonomi edhe pse me lodhje, por avash avash do të vendoset në vijë të drejtë nga mesi i muajit dhe në vazhdim.