Celebrities Music Showbiz

Paris Hilton zbulon portretin e vogëlushes së saj në mënyrën më të veçantë!

Paris Hilton gjithmonë ka qenë në vëmendjen e publikut në mbarë botën për gjithçka në lidhje me jetën e saj. Tashmë ajo ka krijuar një familje, së bashku me bashkëshortin Carter Reum janë prindër të një djali dhe një vajze. Hilton para pak ditësh u shpreh në një intervistë se nuk e kishte bërë ende publik portretin e vajzës së saj sepse po përpiqej ta mbronte. 

Ditën e djeshme, miliaderja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një album fotosh familjare, mes tyre dallonte edhe ajo me të bijën London, e cila njëherësh është edhe fotoja e parë e vogëlushes. Në foto duket e gjithë familja që pozon në një fushë me lule, të gjithë të veshur me nuanca të lehta pastel, teksa Paris, i shoqi Carter Reum janë në qendër të fotove të shoqëruar nga dy fëmijët e vegjël, djali Phoenix dhe vajza e tyre, London.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Bashkë me vendimin për të prezantuar të bijën, Paris vjen edhe me një mesazh të ndjerë për mëmësinë dhe gjithë transformimet që ky status ka sjellë në jetën e saj.

Teksa i prezantoj njerëzve vajzën time, London Marilyn Hilton-Reum dhe djalin Phoenix, fëmijët e mi ëngjëllorë më kanë treguar një dashuri që as nuk e dija se mund të ishte kaq e madhe, sidomos përpara se të bëhesha nëna e tyre. Udhëtimi im i pabesueshëm përmes mëmësisë ka frymëzuar mikeshën time Sia, për një këngë të re që do të quhet “Fame won’t love you”.

Paris shton se lidhja që ajo ka me të shoqin, por sidomos me dy pjesëtarët më të rinj të familjes është kaq e rrallë dhe speciale, ndërsa hiti i ri i Sia-s është një himn për nënat dhe mëmësinë si proces.

Kënga është një kujtesë se lidhja e veçantë që ndjej me fëmijët e mi, bashkëshortin dhe familjen time është më e vlefshme se çdo gjë tjetër në botë. Është një himn që do t’ju fuqizojë t’i mbani marrëdhëniet tuaja të shenjta edhe më afër zemrës, qoftë me familjen, miqtë apo veten tuaj. Shpresoj që ta pëlqeni po aq sa edhe unë.