Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Johnny Depp i rikthehet botës së kinematografisë!

Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi po përgatitet të luajë rolin e mbretit francez Louis XV. Ky është filmi i parë që ai do të luajë që kur ai u akuzua për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard. Depp mund të jetë ende një person ‘non grata’ në Hollywood, por ai po përgatit projektin e tij të radhës në Francë.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” do të fillojë xhirimet e filmit të ardhshëm, ende pa titull, në verë. Filmi, i drejtuar nga regjisori francez Maiwenn, do të xhirohet në Pallatin e Versajës, Paris. Xhirimet pritet të vazhdojnë për tre muaj në monumentet e Parisit. Kujtojmë që Depp u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2020 “Minamata”.

Rikujtojmë, se një ish-koleg i Johnny Depp e ka akuzuar ish-gruan e aktorit të Hollywood-it, Amber Heard, për rënien në karrierën e tij filmike. Në një klip për dokumentarin e ri, “Johnny vs Amber”, muzikanti Bill ‘Beano’ Hanti ka thënë se aktorja e kishte parë suksesin e Depp dhe kishte ndërhyrë në jetën e tij.

Hanti ka bërë muzikë me aktorin në vitet ’80 në grupin “The Kids”, përpara se ai ta përqendronte vëmendjen e tij në aktrim pas suksesit në filmin e vitit 1984, “A Nightmare On Elm Street”. Në pohimin e tij, Bill sugjeron që Amber e shfrytëzoi rolin në filmin e përbashkët “The Rum Diary” të vitit 2011 për t’u afruar me të. Ai u shpreh se:

Asaj iu dha mundësia të ishte pjesë e atij filmi dhe ia doli.

Hanti ka shprehur shqetësimin për diferencën në moshë midis Depp dhe Heard dhe e fajësoi atë për shkatërrimin e jetës së yllit të “Pirates of the Caribbean”.

Në atë kohë i thashë:

John, ajo është 25 vjeçe. E kuptoj. Mos u marto me të. Nuk duhet. Ti je Johnny Depp. Ajo ia shkatërroi jetën. Ajo me të vërtetë e bëri… Kjo ia shkatërroi totalisht karrierën, i kushtoi miq dhe një pjesë të familjes.