Ajo çfarë ka ngritur shumë aludime kohët e fundot ishte mungesa e Ledri Vulës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe fakti që nuk e shoqëroi partneren e tij, Sara Hoxhën në tapetin e kuq, duke menduar kështu se ndoshta Ledri nuk ka qenë dakord për pjesëmarrjen e Sarës në film dhe për skenat e puthjes me aktorin Roerd Toçe. Sara është shprehur deri më tani se nuk është aspak e vërtetë dhe se Ledri e ka mbështetur në këtë projekt, por së fundmi ka dashur të mos diskutohet më kjo temë.
Edhe pse ditëve të fundit idsa portale online e kanë bërë zyrtare ndarjen e tyre, për shkak të rrëfimeve të ndonjë personi në shoqërinë e tyre akoma nuk ka ardhur një reagim nga asnjëri prej tyre. Ditën e sotme Ledri ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Paranormal”, e cila është një këngë ritmike dhe aspak dramatike.
Në Tiranë Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierë dhe në Prishtinë përsëri u vu re mungesa e tij edhe pse të gjithë ndjekësit menduar se do të ishte për shkak edhe të shumë aludimeve se ata ndoshta kanë një krisje në lidhjen e tyre ose se Ledri nuk e ka mbështetur Sarën në këtë projekt. Përsëri asnjë familjar i saj nuk ishte në premierë, por kësaj here ishte vajza e saj Poem Blu, e cila ka qenë me Sarën gjatë hyrjes së saj.