Showbiz Sport

Pas autogolit të portierit të Polonisë, bashkëshortja e tij reagon e revoltuar, por ndaj kujt?

Para dy ditësh sfida Poloni-Sllovaki u mbyll 1-2. Pas autogolit të portierit Szczesny, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, Polonia barazoi shifrat me Linettly. Ishte Skriniar që i dha golin e fitores sllovakëve. Ndërkaq Polonia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq për Kriçoviak.

Polonia kështu humbi debutimin në “Euro 2020” dhe Wojciech Szczesny u bë portieri i parë që shënoi një autogol në një kampionat evropian. Një fat i keq që ka tërhequr shumë kritika mbi portierin e Juventusit, por mes kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, ka theksuar bashkëshortja e Szczesny e cila ka shprehur:

Jam krenare për ekipin tonë. Ata luftuan dhe bënë më të mirën. Emocionet ishin të mëdha! Jam krenare për burrin tim të dashur Szczesny. Ai është gjithmonë një fitues për ne, çfarëdo që të ndodhë në fushë. Unë e di se sa shumë punon dhe sa i kushton kjo. Jam krenare që gjithmonë përpiqesh të përfaqësosh me krenari vendin tonë. Nuk i kuptoj ata që shkruajnë këto gjëra të tmerrshme. Kështu doni t’i mbështesni lojtarët e ekipit tuaj kombëtar?.

Në këtë mënyrë, Marina, gruaja e portierit të Polonisë, ka dashur t’u përgjigjet ofendimeve të marra në rrjetet sociale. Rikujtojmë, se mbremjen e djeshme Franca mposhti me rezultatin minimal 1-0 Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit F dhe konfirmohet pretendentja kryesore për të triumfuar në Euro 2020.