Showbiz

Pas deklaratës së bërë, prishet miqësia mes Lorde dhe Taylor Swift?!

Në një intervistë të dhënë muajin e kaluar, Lorde deklaroi se të kesh shoqe Taylor Swift është njëlloj sikur të kesh një shoqe me një sëmundje autoimune.

Kjo deklaratë e bërë nga këngëtarja tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët e kritikuan ashpër Lorde për krahasimin e bërë. Këngëtarja më pas u detyrua të bënte një tjetër deklaratë, përmes të cilës kërkoi falje.

Por pas gjithë kësaj “zhurme” këngëtarja 20-vjeçare ka zbuluar se tashmë nuk është më pjesë e skuadrës së Taylor Swift.

“Nuk dal fare me këta njerëz”, ka thënë Lorde në një intervistë të dhënë për “Sunrise”, ditën e premte, referuar stafit të Swift.

Nuk dihet ende nëse kjo deklaratë do të thotë që miqësia e dy këngëtareve ka marrë fund.