Celebrities Gossip Showbiz

Pas dëshmisë së Kate Moss edhe Amber Heard ka diçka për të thënë!

Një nga gjyqet që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës është ai i aktorit të njohur Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Këto janë ditët e fundit që ky gjyq zhvillohet dhe tani janë edhe orët vendimtare në një lloj forme. Aktorja e njohur në filmin ‘Aquaman’ Amber Heard së fundmi ka dëshmuar në gjyq se ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe në këtë çështje është përfshirë dhe fëmija i saj.

Por që pas fillimit të gjyqit është vënë re se kjo është kthyer edhe në një betejë mes fansave. Në shumë video të postuara në rrjetet sociale teksa Johnny del nga gjykata shikohen me mijëra fansa të cilët me pankarta në duar shprehin mbështetjen e tyre për aktorin e njohur të filmave. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Amber.

Modelja Kate Moss dha dëshminë e saj në gjykatë këtë javë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ikona britanike e modës, 48 vjeç, dëshmoi përmes një lidhjeje telefonike dhe me video të mërkurën në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia.

Supermodelja 48-vjeçare, duke folur nga shtëpia e saj në Gloucestershire, i tha gjykatës në Virxhinia se ajo dhe Depp kishin qenë në një lidhje romantike nga viti 1994 deri në vitin 1998. Avokati i Depp-it, Benjamin Chew, e pyeti Mossin nëse kishte ndodhur ndonjë gjë ndërsa ata ishin me pushime në resortin GoldenEye në Xhamajka.

Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para meje, dhe kishte pasur një stuhi shiu. Teksa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën time. Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më goditi apo më hodhi poshtë ndonjë shkallë, jo.

Amber Heard së fundmi është shprehur se nuk ishte e tronditur fare nga deklaratat në favor të Johnny Depp nga Kate Moss dhe një menaxheri të hotelit, duke shtuar se ky është lloji i ndikimit që ai ushtron mbi njerëzit.