Celebrities Showbiz

Mesa duket Amber Heard ia bëri vetes/ Kate Moss dëshmon në favor të ish-partnerit të saj!

Modelja Kate Moss dha dëshminë e saj në gjykatë këtë javë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ikona britanike e modës, 48 vjeç, dëshmoi përmes një lidhjeje telefonike dhe me video të mërkurën në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia.

Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për Johnny Depp. Në mesin e viteve ’90, supermodelja u pyet nga një prezantuese televizive britanike se sa romantik ishte i dashuri i saj i atëhershëm dhe ajo zbuloi se Depp pëlqente ta befasonte me festa dhe dhurata. Vlen të theksohet se në vitet ’90, Kate Moss dhe Johnny Depp ishin mbretër të Hollywood-it.

Ishte Amber ajo që e përmendi Moss gjatë dëshmisë së saj. Një deklaratë në dukje e vogël, por jo për ekipin ligjor të Depp. Kate Moss dëshmoi me video për vetëm tre minuta të mërkurën në gjyqin e shpifjes Johnny Depp-Amber Heard, duke hedhur poshtë një thashetheme se Depp e kishte shtyrë atë nga shkallët kur ishte i dashuri i saj në vitet 1990.

Supermodelja 48-vjeçare, duke folur nga shtëpia e saj angleze në Gloucestershire, i tha gjykatës në Virxhinia se ajo dhe Depp kishin qenë në një lidhje romantike nga viti 1994 deri në vitin 1998. Avokati i Depp-it, Benjamin Chew, e pyeti Moss nëse kishte ndodhur ndonjë gjë ndërsa ata ishin me pushime në resortin GoldenEye në Xhamajka.

Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para meje, dhe kishte pasur një stuhi shiu. Teksa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën time. Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më goditi apo më hodhi poshtë ndonjë shkallë, jo.

Kate Moss dëshmon se Johnny Depp nuk e shtyu atë nga shkallët.

Bërrita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe mori kujdesin mjekësor.

Moss tha se Depp nuk e kishte shtyrë atë nga shkallët. E pyetur nëse, në ndonjë moment të marrëdhënies së tyre, ai e kishte shtyrë atë në atë mënyrë, Moss tha: “Jo”. Avokatët e Heard refuzuan të merrnin në pyetje Moss-in dhe asaj iu tha se ishte e lirë të shkonte.