Celebrities Gossip Showbiz

Komediani James Corden zbulon se përdori ‘Ozempic’ për humbje peshe!

Prezantuesi dhe komediani britanik James Corden ka pranuar se ishte një nga personazhet publike që u përpoq të humbiste peshë duke përdorur ilaçin e përfolur prej kohësh për humbjen e peshës ‘Ozempic’. Corden theksoi se e vetmja gjë që arriti ‘Ozempic’ ishte eliminimi i urisë së tij. “Unë ha shumë rrallë vetëm sepse jam i uritur. Asnjë nga këto nuk kishte të bënte me urinë, por nuk ishte kjo, ishte diçka tjetër”-tha ai. ‘Ozempic’ kohët e fundit është përmendur gjithnjë e më shumë si një ilaç për humbje peshe që shumë të famshëm po zgjedhin.

Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.

Obeziteti në fëmijëri është kthyer në një krizë globale shëndetësore, me shifra alarmante që vazhdojnë të rriten. Me parashikimet që tregojnë se deri në vitin 2030 rreth 250 milionë fëmijë mund të jenë obezë, ekspertët po kërkojnë mënyra për ta frenuar këtë fenomen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, normat e obezitetit janë më shumë se trefishuar në mbarë botën që nga viti 1975 dhe janë rritur gati pesë herë te fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas një studimi, injeksionet javore të semaglutidit si Ozempic reduktojnë ndjeshëm rrezikun e komplikimeve serioze të sëmundjes së veshkave, problemeve të mëdha kardiovaskulare dhe vdekjes te njerëzit që kanë diabet të tipit 2 dhe sëmundje kronike të veshkave. Ozempic duket se prek edhe veshkat, tregon studimi i ri. Diabeti është një faktor kryesor rreziku për sëmundjen e veshkave, e cila është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA dhe në mbarë botën. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një në tre persona me diabet ka gjithashtu sëmundje kronike të veshkave.