Aktori i njohur i Hollywood-it, Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” ka reaguar së fundmi në lidhje me ngjarjen tragjike teksa miku i tij, njëkohësisht aktori i famshëm Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kineaste në një film në New Mexico muajin e kaluar.
Halyna Hutchins u vra më 21 tetor nga një plumb nga një armë që Baldwin po përdorte për të xhiruar një skenë në xhirimet e filmit Western “Rust”. Johnson, i cili ndodhej në Los Anxhelos për të ndjekur premierën botërore të filmit të tij të ri të Netflix “Red Notice” me bashkë-yjet Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, tha se kompania e tij e prodhimit, ‘Seven Bucks Productions’, “nuk do të përdorte më armë të vërteta”.
Ky ishte një skenar i tmerrshëm. Unë e njoh Alec për shumë e shumë vite. Ai është shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë. Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara.

Ju rikujtojmë se së fundmi, Johnson ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një video ku shfaqen pamje nga filmi i tij më i ri. Ai quhet ‘Black Adam’ dhe mesa duket ka të bëjë me superheronj. Para se të bënte një prezantim të në lidhje me filmin ai tregoi se kishte lindur për ta luajtur këtë rol.
Gjithashtu Dwayne më në fund ka vendosur të flasë hapur për grindjen e tij me Vin Diesel prapa skenave në ‘The Fate of the Furious’. Personazhi i Johnson, Luke Hobbs u prezantua në ekskluzivitetin ‘Fast & Furious’ në filmin e pestë ‘Fast Five’, por pjesa e tetë ishte kur rivaliteti i tyre u bë i njohur publikisht.