Celebrities Gossip Showbiz

Pas Jasminës, reagojnë burime pranë Ardian Bujupit duke na thënë komplet të kundërtën?

Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, ish-konkurrenten e “Për’puthen”, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Së fundmi, Jasmin ka qenë protagoniste në videoklipin e fundit të artistit Ardian Bujupi, që pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar kudo në rrjet, për shkak të afërsisë që ata tregonin në klip. Dhe këtu nuk po flasim vetëm gjatë xhirimeve, por edhe jashtë tyre.

Shumë kanë aluduar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë, ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.

Nga ana tjetër, së fundmi ka qenë vetë Jasmina që ka reaguar më në fund lidhur me këtë çështje. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka. Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë.

Mirëpo, nga ana tjetër burime për Indeksonline kanë treguar se mes Jasminës dhe Ardianit nuk ka asgjë veçse bashkëpunimit për videoklipin e këngës së re të Ardianit.

Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single’.

Ndërkohë, vitin e kaluar, këngëtari shënoi 10 vite karrierë dhe këtë fakt e lajmëroi edhe pak kohë më parë. Ai zbuloi se çfarë surprize i priste fansat e tij këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. Artisti lajmëroi se do të sjellë një album të ri. Albumi quhet “10” dhe ka plot 10 projekte muzikore.