Botë e Çuditshme Food & Drink

Jo vetëm automjete por edhe birrë “Tesla”/Surprizon Elon Musk!

Themeluesi i “Sapce X’, Elon Musk, i cili prodhon automjete elektrike ”Tesla”, ka vendosur të prodhojë edhe një birrë me këtë emër. Me rastin e prezantimit të fabrikës së re të makinave në Berlin, Musk ka zbuluar edhe ”Gigabier”, birrën e lidhur me këtë nismë.

Me një shishe të frymëzuar nga Cybertruck, kompania do të ndërtohet në Gjermani duke filluar nga viti 2022. Musk synon ta bëjë më të lehtë dhe më argëtuese jetën për punonjësit në këtë fabrikë, që pritet të punësojë deri në 10 000 persona. Ndër të tjera, Musk shpjegoi se:

Për më tepër, ‘Tesla’ do të personalizojë muret e garazheve të ndryshëm, për t’i bërë ato më pak të mërzitshme përmes pikturave murale.

Rikujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Musk merret me këtë lloj biznesi. Nëntorin e kaluar, sipërmarrësi vuri në shitje ”Tesla Tequila”, e cila u shit shpejt në pak orë, me një çmim prej 250 dollarë për një shishe. Por planet për Elon Musk nuk ndalen këtu. Pas ndërtimit të makinave dhe kamionëve elektrikë si dhe transformimit të eksplorimit të hapësirës, ​​miliarderi duket se ka një tjetër plan, atë të avionëve elektrikë të ngritjes vertikale.

Ai u shpreh se po “vdes” për të krijuar avionë supersonikë elektrikë që do të përdornin teknologjinë vertikale të ngritjes dhe uljes (VTOL). Me Musk-un i njohur për marrjen e vendimeve jokonvencionale që fillimisht duken shumë të largëta, kjo nuk duhet të jetë befasuese.

Ndërkaq, kompania Tesla e miliarderit ka njoftuar se do të transferojë selinë e kompanisë së tij në Teksas nga Kalifornia. Sipas “BBC”, shefi ekzekutiv i kompanisë bëri të ditur vendimin në takimin vjetor të aksionarëve të prodhuesit të makinave elektrike në Austin.