Gossip Showbiz

Pas lidhjes me Travis, fansat mendojnë se Kourtney ka ndryshuar… por ja çfarë pohon ajo!

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm.

Teksa Kourtney dhe Travis vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit foto të romancës së tyre, ish-partneri i Kardashian dhe babai i tre fëmijëve të saj Scott Disick vazhdon të mos e presë mirë këtë fakt, sipas revistës “E!”. Duket se gjërat midis Travis dhe Kourtney po avancojnë gjithnjë e më shumë dhe kjo ka ndryshuar në mënyrë drastike marrëdhënien me Disick, deri në atë pikë sa ai nuk mund të durojë ta shohë më aq shpesh ish-partneren e tij.

Travis Barker nga ana tjetër ka zbuluar për të gjithë ne dhuratën më të veçantë frymëzuar nga e dashura Kourtney Kardashian. Së fundmi, Kourtney ka publikuar në Instagram një foto të saj ulur në një bar veshur me një stil “funky”.

Ky stil mesa duket i ka bërë përshtypje ndjekësve të bukuroshes të cilët mendojnë se ajo po mundohet t’i përshtatet stilit të partnerit të saj. Dikush i ka komentuar:

Stili nisi të ndryshojë.

Kourtney-t i ka rënë në sy ky koment dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje ndjekësit.

Kjo foto është nga 2019-ta, por OK.

Po ju, si mendoni a ka ndryshuar Kourtney që pas lidhjes së saj të re?!