Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes, mes Tunës dhe Patris Berishës kanë nisur problemet lidhur me fëmijët e tyre!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë, duke mos dhënë informacione, deklarata dhe as publikime në rrjete sociale. Ama postimi i fundit i Tunës na ka treguar se përsëri çifti janë ndarë dhe përveç kësaj duket se kanë edhe probleme me 2 fëmijët e tyre. Tuna ka postuar një shkrim në Instastory ku shkruan:

Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’jua thotë ligji që duhet ta bëjnë 

Kujtojmë se para pak kohësh Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’ , duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetonin bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata ishin bashkë. Mesa duket kjo gjë ka ndryshuar dhe tashmë aludohet se dyshja janë ndarë përsëri.

Vetëm pak javë pasi publikoi bashkëpunimin me Fifin, Tuna publikoi duetin me Skerdin që është pëlqyer shumë nga ndjekësit. Në vetëm 1 muaj, ‘A je’ ka arritur afro 2 milion klikime.