Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, reagon Aleksia Peleshi: “U nxitova, jam vetëm 20 vjeçe”!

Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj u komentuar kudo nëpër media. Prej disa kohësh tanimë ata i kanë dhënë fund romancës së tyrë, e së fundmi ka qenë Alesia e cila është shprehur në lidhje me ndarjen. E ftuar në një emision, bukuroshja është shprehur së është nxituar ta bëjë publike lidhjen, por ajo pohoi se tanimë ndihet e çliruar.

Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeçe. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do të jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, kaq.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentur. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.