Celebrities Love & Sex

Pas ndarjes së Pique dhe Shakira, historia mund të përsëritet edhe njëherë nga futbollisti i njohur amerikan!

Mund të themi se së fundmi po ndodhin gjëra paksa të çuditshme me yjet e njohur. Pas ndarjes së bujshme të këngëtares së njohur Shakira dhe ish-partnerit të saj Pique, tani e ka radhën një tjetër futbollist. Tom Brady është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit amerikan, ndërsa është në lidhje martesore prej disa vitesh me modelen e njohur Gisele Bundchen. Por kohët e fundit lidhja e tyre është në rrezik shumë serioz dhe ka gjasa të përfundojë.

Përmasat e kësaj lidhje janë të njëjta me të asaj që kishte ylli i Barcelonës, Gerard Pique me këngëtaren kolumbiane Shakira. Brady dhe Bundchen nuk po pajtohen me vendimin e lojtarit që të rikthehet të luajë sërish pas pensionimit, sipas Page Six. Modelja mendon që Brady duhet të vendosë familjen e tij në radhë të parë, pastaj sportin.

Nëse kjo ngjarje përfundon me divorc për çiftin Brady-Bundchen, është e pamundur të mos lidhet kjo me ndarjen e Pique dhe Shakira, edhe pse arsyet janë të ndryshme. Kjo pasi fituesi i Kupës së Botës 2010 me Spanjën në Afrikën e Jugut, ishte duke e tradhtuar yllin e këngës “Waka Waka”. Arsyeja kryesore pse çifti Brady-Bündchen do t’ia kalonte çiftit Pique-Shakira, ka të bëjë me rëndësinë e të dy sportistëve, ndërkohë që Brady konkurron dhe fiton shpesh debatin si lojtari më i mirë në historinë e NFL-së, ndërsa Pique, edhe pse ka qenë një lojtar shumë i jashtëzakonshëm, është larg të qenit, në mos fare, mbrojtësi më i mirë në historinë e Barcelonës.

Në rastin e femrave niveli i rëndësisë është i ngjashëm, modelja braziliane konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e kësaj industrisë, ndërsa këngëtarja kolumbiane njihet edhe si një nga interpretuesit më të mirë të muzikës pop sot.