Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas ngjarjes me Baldwin, çfarë pritet të ndodhë me fatin e aktorit?! Flasin ekspertët ligjorë!

Kinematografia amerikane u trondit nga një ngjarje e rëndë para disa ditësh, në dukje aksidentale në setin e filmit amerikan “Rust” në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara. Pasi qëlloi aksidentalisht një anëtar të stafit dhe plagosi një tjetër, ekspertët kanë debatuar nëse aktori Alec Baldwin mund të bëjë burg. Kineastja 42-vjeçare Halyna Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin qëlloi me armën skenike në xhirimet e filmit Western të shekullit të 19-të, “Rust” e ndërsa regjisori i filmit Joel Souza u plagos.

Baldwin vuri në dukje se ai po bashkëpunonte plotësisht me policinë, megjithatë ekspertët që atëherë kanë vlerësuar mundësinë nëse 63-vjeçari do të përballet me burg. Sipas tyre, nuk ka gjasa, por nuk është krejtësisht e pamundur, që aktori të përballet me ndonjë akuzë ligjore.

Lektorja e lartë në fakultetin juridik të Harvardit, Nancy Gertner, deklaroi se si “në mënyrë që të ketë akuza penale, do të duhej vërtet të tregohej se ai e vrau me dashje këtë grua, gjë që duket e pamundur për faktet siç i njohim ne”. Megjithatë, Matthew Nash, i cili është një avokat në universitetin e Drejtësisë, deklaroi se një akuzë për vrasje të pavullnetshme mund të jetë një dënim i mundshëm kundër Baldwin.

Akuza do të ishte e mundur nëse do të provohej se aktori ishte këshilluar të mos gjuante me armë, por më pas kishte vazhduar ta bënte këtë. Nash tha se “sipas ligjit të New Mexico” Baldwin mund të shpallej “fajtor për vrasje të pavullnetshme”, që është një vrasje që ndodh padashje”. Sipas ligjit, një akt i tillë nuk kërkon që i dyshuari të ketë pasur “qëllim specifik” në vrasjen e personit. Një akuzë e tillë do të rezultonte që Baldwin të përballej me një dënim maksimal prej “një gjobë $5,000” ose “një dënim 18 muaj burg”.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se së fundmi ka qenë regjisori Joel Souz i cili ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike. Nga ana tjetër, aktori Alec Baldwin postoi një deklaratë në rrjetin e tij social Twitter në lidhje me ngjarjen e rëndë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Një burim tha për “People” se ngjarja tragjike ka qenë tepër e vështirë për Baldwin.

Gjithashtu modelja e njohur Hailey Bieber vendosi që të reagonte dhe të ndante mesazhin e saj në rrjetin social Instagram në lidhje me tragjedinë e ndodhur. Në një postim të ndarë me 38.8 milionë ndjekësit e saj, supermodelja 24-vjeçare tha se ajo ishte ‘plotësisht zemërthyer’ për vdekjen e parakohshme të Hutchins.