Celebrities Showbiz

Pas padisë kundër tij, bashkëshorti i Nicki Minaj rrezikon 10 vite arrest me burg!

Reperja Nicki Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Petty u paditen nga një grua, të cilën Petty tentoi ta përdhunonte në vitin 1994 dhe u burgos për 4 vjet e gjysmë. Paditësja, tashmë është 43-vjeçe dhe në atë kohë ishte 16, pra një adoleshente.

Në padinë e depozituar në Nju Jork, gruaja pretendon se përmes një ndërmjetësi, Minaj i ofroi 500 mijë dollarë që të tërheqë akuzat ndaj bashkëshortit, por akuzuesja shprehet se refuzoi.

Kenneth Petty rrezikon arrestin me burg si abuzues seksual në shtetin e Kalifornisë. Sipas revistës “People”, ai u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale ditën e enjte në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë dhe tani po përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës. Sipas burimeve, dënimi do të caktohet më 24 Janar të vitit që do të vijë.

Në gusht, “TMZ” raportoi se Kenneth Petty po përpiqet të heqë emrin e tij nga regjistri për arsye teknike. Petty deklaroi se atij kurrë nuk iu dha mundësia të kundërshtonte nivelin e rrezikut që i ishte caktuar dhe pretendon se dikush falsifikoi nënshkrimin e tij para seancës pasi ai ishte i burgosur gjatë kohës.

Në muajin mars, viktima e supozuar e përdhunimit foli për ngacmimet që po merrte nga përdhunuesi i saj dhe gruaja e tij, Nicki Minaj. Gjithnjë referuar padisë, 43-vjeçarja thotë se pas refuzimit të ofertës, ajo dhe familjarët janë bombarduar nga telefonata e vizita të padëshiruara. Ajo u shpreh:

Unë shpresoj që e vërteta të dalë në shesh dhe çfarëdo që të dalë nga ajo e vërtetë, ta nxjerrim në shesh. Pas gjithçkaje që ka ndodhur, është sikur, këta njerëz ishin të gatshëm të më sakrifikonin që ky njeri të qëndronte në sy të publikut. Ndihem sikur familja ime ishte e gatshme të më sakrifikonte.