Celebrities Showbiz

Paditen Nicki Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Perry!

Reperja Nicki Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Petty po paditen nga një grua, të cilën Perry tentoi ta përdhunonte në vitin 1994 dhe u burgos për 4 vjet e gjysmë. Paditësja, tashmë është 43-vjeçe dhe në atë kohë ishte 16, pra një adoleshente.

Vitin e kaluar, Perry u arrestua pasi nuk u regjistrua në sistem si person i dënuar më parë për krime seksuale. Ligji e përcakton se në çdo shtet amerikan ku zhvendoset, duhet të bëhen pjesë e sistemit dhe refuzimi konsiderohet krim federal.

Në padinë e depozituar në Nju Jork, gruaja pretendon se përmes një ndërmjetësi, Minaj i ofroi 500 mijë dollarë që të tërheqë akuzat ndaj bashkëshortit, por akuzuesja shprehet se refuzoi.

Gjithnjë referuar padisë, 43-vjeçarja thotë se pas refuzimit të ofertës, ajo dhe familjarët janë bombarduar nga telefonata e vizita të padëshiruara. Madje, shton se prej majit 2020 nuk është më në gjendje të punojë për shkak të depresionit të rëndë, paranoiave, ngacmimeve e kërcënimeve të vazhdueshme nga çifti i famshëm e njerëz të afërt me ta.

Në padi kërkohet dëmshpërblim, por pa specifikuar llojin, për shkak se e dëmtuara jeton e fshehur.

Avokatët e Minaj-Perry, ende nuk i janë përgjigjur akuzave. Ata nisën të dilnin në vitin 2018 dhe në 2019-ën njoftuan se u martuan e kanë një djalë 11-muajsh.