Së fundmi aktori i njohur Bradley Cooper ka reaguar në lidhje me portretin e tij në filmin e ardhshëm “Maestro”, një biografi për kompozitorin legjendar Leonard Bernstein. Filmi, në të cilin Cooper gjithashtu ka punuar edhe për skenarin dheështë regjisor, do të ketë premierën e tij në Netflix më 20 dhjetor.
Megjithatë, ajo që ka qenë objekt polemikash që nga publikimi i trailerit të parë në gusht ishte hunda, disa kritikë që kundërshtuan përdorimin e një hunde protetike nga Cooper për të portretizuar Bernstein. Hunda protetike shkaktoi polemika kur Netflix publikoi fotot e prodhimit në qershor 2022. Kritikët ngritën shqetësime për ngjashmërinë me hundën e Bernstein.
Bradley Cooper thought “maybe we don’t need to do” a nose prosthetic for #Maestro, but ultimately decided “we just had to do it.”
“It just didn’t look right [without the prosthetic]…otherwise I just wouldn’t believe he’s a human being.” https://t.co/lJ4aGEx3S2
— Variety (@Variety) November 22, 2023
Në një intervistë të fundit me CBS Mornings, Cooper tha se fillimisht kishte menduar të mos përdorte protezën për filmin, por se në fund vendosi ta bënte këtë për të arritur një portret më të saktë për Bernstein.
Mendova, ‘Ndoshta nuk kemi nevojë ta bëjmë por kuptova se ishte e rëndësishme për mua që të afrohesha me Lenny sa më shumë që të ishte e mundur. E di që disa njerëz kanë qenë kritikë ndaj protezës, por mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë se ky është një film për një person real dhe doja të bëja gjithçka që mundja për ta nderuar atë.
Cooper tregoi emocionalisht bisedën e tij me Alex Bernstein, një nga fëmijët e Leonard Bernstein, duke i falënderuar ata për mbështetjen e tyre.
Nuk mund ta besoja, gjendja emocionale ishte e madhe dhe unë thjesht po qaja aq fort sa nuk mund as ta falënderoja..
REVIEW: Bradley Cooper’s “Maestro,” is made with such reverence and love for Leonard Bernstein, that there will be no doubt in your mind that this is not just a worthy tribute but also one of the finest films of the year.
More: https://t.co/nM5MaCMAOc pic.twitter.com/IT5GNPvpyw
— Rolling Stone (@RollingStone) November 22, 2023
Pavarësisht polemikave, “Maestro” është vlerësuar nga shumë kritikë për performancat dhe regjinë e tij. Performanca e Cooper si Bernstein është veçuar veçanërisht pasi shumë kritikë e quajnë atë më të mirën e karrierës së tij. “Maestro” sigurisht që do të jetë një pretendent kryesor në sezonin e ndarjes së çmimeve në fushën e kinematografisë.