Celebrities Gossip

Pas spekulimeve për tradhëti, Kim Kardashian poston foto me Saint nga koncerti i Kanye West!

Kim Kardashian ndau më shumë fotografi nga prapaskenat nga festa e veçantë që organizoi Kanye West, teksa po kalon një kohë të mirë me të birin, Saint. Në imazhet e postuara, dyshja ishin veshur me ngjyrë të zezë, ndërsa ndanin një përqafim në prapaskenë.

5-vjeçari Saint, puthi me ëmbëlsi nënën e tij në faqe ndërsa ajo e mbante atë afër. Kim mbante veshur një pallto lëkure, fustan të shkurtër dhe çizme të gjata. Dyshja dukej si një ekip i lezetshëm teksa shkuan për të shijuar performancën e West. Në një fotografi të tretë, Kim shfaqi gërshetin e saj të gjatë teksa po pozonte me djalin e saj në prapaskenë. Ajo e mbishkroi fotografinë me një emoji të thjeshtë të zemrës së zezë.

https://www.instagram.com/p/CTXbd9olwA1/

Fotografitë u postuan vetëm një ditë pasi u raportua se Kanye kishte pranuar se e kishte tradhëtuar Kim gjatë turneut të tij në Saint Pablo 2016. Burime për mediat e huaja pohojnë se nuk është sekret që Kanye tradhëtoi Kim dhe madje “mburrej për marrëdhënie seksuale me grupet” ndërsa ai ishte në turne.

Nuk ishte sekret mes grupit të punës me Ye se ai kishte tradhëtuar Kim pasi lindi Saint.

Në turneun e tij në Saint Pablo, ai po krenohej para ekipit të tij, duke rrëfyer se flinte me vajza pas shpinës së Kim, madje ai tha se kishte qenë në grup dhe hyri në detaje të çmendura për seancat e tij seksuale.

Megjithatë, Kim duket se nuk po ndikohet dhe vazhdon të postojë imazhe nga pjesëmarrja e saj në festën e Kanye. Ndoshta ajo e ka falur, ose nuk është aspak e interesuar për të dhe vëmendjen e ka të përkushtuar tek fëmijët.