Showbiz

Pas vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij, reagon për herë të parë bashkëshortja

Të dielën që lamë pas, bota humbi legjendën e basketbollit dhe influencuesit më të ndjekur të 2 brezave të fundit, Kobe Bryant.

Ai u shua në moshën 41-vjeçare gjatë një aksidenti me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna, 13-vjeçe dhe 7 miq të tjerë.

Për herë të parë pas ngjarjes së rëndë ka ardhur dhe reagimi i bashkëshortes së tij Vanessa. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram ajo shkruan:

“Unë dhe vajzat e mia duam të falenderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe na kanë dhuruar dashuri në këtë kohë të tmerrshme. Faleminderit për lutjet tuaja.

Jemi të shkatërruara nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të dashur – babain e fëmijëve tanë; dhe vajzën time të bukur e të ëmbël Gianna – të mrekullueshme, të dashur e të mirë. Jemi të trishtuar edhe për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën, ndajmë dhimbjen tonë me ta.

Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë dhëmbjen që po përjetojmë tani. Ngushëllohem me faktin se Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të kishin qenë me ne përgjithmonë. Ishin bekimet tona të bukura, të cilët na i morën shumë shpejt.” -shkroi ajo ndër të tjera në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Kobe Bryant është identifikuar nga autoritetet e Los Angeles ndërsa pjesëtarët e tjerë të aksidentit janë ende në hetim.