Botë e Çuditshme Travel

Pasagjerët janë konfuz nëse po shkojnë në destinacionin e duhur dhe shkaku do t’ju habisë!

Pasagjerët që po arrijnë në Sydney, nuk e dinë me saktësi nëse kanë arritur në qytetin e duhur dhe kjo për shkak të një mbishkrimi “Mirësevini në Perth” që është vendosur në kulmin e një ndërtese në afërsi të aeroportit.

Pronari i një dyqani, mbi të cilin është korridor ajror i aeroplanëve që arrijnë në aeroportin e Sydney-t, ka vendosur të tallet paksa me të gjithë ata që arrijnë në këtë qytet. Brad Hessman ka shkruar me shkronja të mëdha: “Mirësevini në Perth” në kulmin e lokalit të tij, në periferi të Sydney, rreth 3.300 kilometra larg qytetit të Perthit.

Disa prej pasagjerëve kanë shpërndarë fotografi nga aeroplani, që ditëve të kaluara janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale. Hessman ndërkaq tha se:

Aeroplanët shpesh kalojnë dhe sa herë që i shoh qesh me ta.

 

Por mesa duket kjo shaka i ka kushtuar shtrenjtë. Hessman thotë se ka shpenzuar afro 4.500 dollarë australianë (rreth 2.800 euro) për këtë vepër.

Rikujtojmë, se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord dje që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Ndërkaq, “Euronews.com” ka përpiluar një listë me disa nga shtetet që kanë lehtësuar masat anti-COVID për sezonin veror.